0.9 C
New York
Wednesday, December 17, 2025

Buy now

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se nga takimet me qytetarët e vërejnë dëshirën dhe mbështetjen e tyre që kjo parti të jetë pjesë e Kuvendit.

Ai ka thënë legjislativit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj.

“Është shumë ma ndryshe se sa në shkurt, edhe unë kam pas probleme në atë kohë me kërkuar votën, sot mendoj që është ndryshe kur e kërkoj votën dhe qëllimi është bashkimi me ne dhe hyrja në parlament. Këtë herë mendojmë të gjithë si strukturë, por edhe mijëra qytetar, se Kuvendit të Kosovës i duhet patjetër Fatmir Limaj. Është figurë unifikuese. E vërej në komunikimin me elektoratin që qytetarët kanë dëshirë ta shohin Limajn në Kuvend”, ka thënë ajo në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Izmaku ka përsërit qëndrimin e kësaj partie se janë të gatshëm për bashkëpunim në Kuvend me PDK-në nëse kjo parti kalon pragun.

Ajo poashtu ka thënë se ishin të gatshëm për bashkëpunim me PDK –në para zgjedhjeve pa asnjë kusht.

Të ngjashme

Të fundit