-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Izmaku: Kurti, arrogant ndaj drejtësisë. Njerëzit e tij të përfshirë në korrupsion

- Advertisement -

nëtarja e Kryesisë së Nismës Social Demokrate, njëherësh kandidate për deputete, Xhevahire Izmaku thotë se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka treguar arrogancë daj drejtësisë, teksa për pak ditë mbahen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Izmaku u shpreh se njerëzit e Kurtit janë përfshirë në korrupsion.

“Jemi në ditët e fundit, orët e fundit të fushatës. Për herë të parë kmei fushatë kaq të gjatë, 30 ditëshe. Fushatë e gjatë, intensive, me komunikim masiv. Unë besoj se është bërë një vendosje, mendoj se do e mbështesin koalicionin. Besoj se do jetë fuqi mbështetëse, është përqafuar progami ynë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një kryeministër i Kosovës të ketë arrofancë ndaj prokurorisë. Njerëzit e tij janë shpërfaqur me korrupsion para publikut. Nuk kemi pasur një qeveri të tillë që ka një arrogancë ndaj drejtësisë. Ne i kemi pushtetet e ndara. Kosova dhe qytetarët e vlerësojnë shumë ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë në situata të vështira. Në vitet e fundit, kjo qeveri i ka shkëputur marrëdhëniet me ndërombëtarët, që janë ndërtuar me shumë mund. Qeveria e ardhshme do të ndërtohet nga opozita”, theksoi ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit