12.4 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Izmaku i kundërpërgjigjet Kurtit pasi tha se s’mund t’ia jepte kryeparlamentarin Limajt

- Advertisement -

Xhevahire Izmaku, deputetja e Nismës Socialdemokrate, është deklaruar para mediave pak para tentimit të 19-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Izmaku në një prononcim për media është pyetur lidhur me deklarimin e mbrëmshëm të kryeministrit në largim, Albin Kurtit, për çështjen e kryeparlamentarit.

Ajo tha se Limaj njihet si autoritet përafrues në skenën politike, duke aluduar se do të merrte mbështetjen e duhur në zgjidhjen e ngërçit.

Z. Limaj dihet që ka dhënë një kontribut të çmueshëm, por edhe në çështjet kyçe të krijimit të institucioneve. Limaj njihet si autoritet përafrues në të gjithë skenën politike. Mendoj që është e rëndësishëm me i dhanë emra të përveçëm që kanë dinjitet politik. Nëse do të ketë marrëveshje politike, sigurisht që ajo do të bëhet në tavolinë”, deklaroi ajo.

Përgjatë intervistës së mbrëmshme në RTK, Kurti bëri të ditur se Limaj ia kishte kërkuar pozitën e kryeparlamentarit, mirëpo që tha se e ka refuzuar për shkak të numrit të ulët të deputetëve të Nismës në Kuvend.

Të ngjashme

Të fundit