26.2 C
New York
Saturday, July 19, 2025

Buy now

Izmaku beson se takimi do të ndodhë sot, oferta e NISMA: Limaj Kryeparlamentar, Kurti Qeverinë

- Advertisement -

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se kryetari i partisë së saj, Fatmir Limaj dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të takohet sot për të diskutuar mundësinë për marrëveshje.

“Jemi në afatet e fundit kushtetuese, unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim, që besoj se sot do të ndodhë. Unë pres një sinjal pozitiv dhe një guxim edhe vullnet politik nga lideri i Vetëvendosjes, duke e parë që jemi në ditët e fundit të afatit kushtetues. Pra, ky është realiteti politik dhe Nisma dhe lideri Fatmir Limaj e kanë kuptuar qysh në fillim, andaj e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit. Pra, presim që gatishmërinë dhe vullnetin që e treguan qytetarët për atë mbështetje masovike, ta përkthejë në një veprim të shpejtë politik”, tha ajo para nisjes së seancës.

Aktualisht, alternativë e vetme është Nisma, tha Izmaku, duke shtuar se Nisma e ka ofruar këtë bashkëpunim dhe “besoj që kjo të materializohet në një marrëveshje politike”.

Ajo tha se nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre që Fatmir Limaj të jetë kryeparlamentari, ndërsa ekzekutivi t’i takohë Vetëvendosjes.

“Nuk ka një ofertë tjetër, kemi ofruar një bashkëpunim pa kushte pra. Kushtet që të ketë ekzekutivin partia e parë, ndërsa në krye të Kuvendit të jetë zoti Limaj. Ky s’është kusht, është një mundësi dhe më e mira që i ofrohet vendit në këtë moment. Zoti Limaj do t’i merrte votat”.

Ajo nuk foli për vendin e takimit, por tha se do të njoftojnë.

Të ngjashme

Të fundit