Pas dy tentimeve tek dy gratë e para në të cilat nuk rezultoi shtatzënia pas transferit të embrioneve përmes fertilizimit të asistuar mjekësor, në rastin e tretë tek një 30-vjecare, kjo procedurë në QKUK për herë të parë solli test pozitiv.
30-vjeçarja për herë të parë IVF-in e bëri në sektorin publik.
Për udhëheqësin e shërbimit të IVF në gjinekologji, Leandrit Bejtullahu, ky sukses i shënuar për ta dëshmon se puna po kryeht sipas standardeve dhe mbase i ka larguar dilemat tek çiftet.
Ndërkaq u bë e ditur se është çështje ditësh kur ky shërbim do të pranojë edhe barnat esenciale dhe të që kanë munguar deri më tani, për ta bërë si të tillë të gjithë procedurën falas.






