Home Lajme “Ivanoviqi, Martin Berishaj, papërgjegjësia”, Krasniqi e LDK-së rendit skandalet e qeverisë Kurti

“Ivanoviqi, Martin Berishaj, papërgjegjësia”, Krasniqi e LDK-së rendit skandalet e qeverisë Kurti

0
“Ivanoviqi, Martin Berishaj, papërgjegjësia”, Krasniqi e LDK-së rendit skandalet e qeverisë Kurti

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, gjatë seancës plenare të Kuvendit për performancën e Qeverisë Kurti në dy vitet e para të pushtetit ka akuzuar qeverinë për afera korruptive, skandale dhe dështime të njëpasnjëshme.

Ajo ka përmendur gjithashtu ambasadorin Martin Berishaj, i cili, sipas saj, vazhdon të mbetet në detyrë pavarësisht akuzave të tij për korrupsion.

Krasniqi ka theksuar se raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Kosovën konfirmon paaftësinë dhe dështimet e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara.

Ajo ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë për rastet e dhunës me bazë gjinore, si dhe përhapjen e korrupsionit në sektorin publik, dhe është shqetësuar për faktin që zyrtarë të dyshimtë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në qeveri.

“Aferat korruptive, skandalet dhe dështimet e njëpasnjëshme janë temat kryesore që e karakterizojnë këtë qeveri në dy vitet e para të punës. Kjo u konfirmuar së fundmi edhe në raportin e publikuar për Kosovën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku shpërfaqet paaftësia dhe dështimet e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara.” – ka deklaruar ajo.

“Ky raport fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është e vërteta e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e para të punës nuk ia solli asnjë të mirë vendit, por krijuan veç skandale të cilat kanë përfshirë të gjitha sektorët.” – ka thënë Krasniqi.

“E emërues i përbashkët mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Ai quditërisht është marrë në mbrojtje nga krerët e shtetit, të cilët në kushte normale do duhej të distancoheshin nga Martin Berishaj, pas këtyre akuzave.” – ka deklaruar deputetja Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij në mbrojtje të ish-presidentit të ndjerë Oliver Ivanoviqit, i cili është akuzuar për krime lufte.

“Për herë të parë kemi dëgjuar një Kryeministrer duke thurur laved edhe për kriminelë të tjerë, si rasti i Oliver Ivanoviqit, duke thënë se ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit në qytetit të tij, ndërkohë që i njëjti ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000, ku ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg.” – ka thënë ajo.

Exit mobile version