10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Ivanka Trump mori vëmendje me stilin, kostoja e kostumit është më e vogël se sa ju mendoni

- Advertisement -

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila ishte krahu i djathtë i tij në mandatin e kaluar, u shfaq me fëmijët e tjerë të Trump në skenë për të mbështetur babain e saj gjatë fjalimit të tij me rastin e fitores.

43-vjeçarja Ivanka u shfaq në skenë në West Palm Beach Convention Center në Florida me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe për këtë rast zgjodhi një kostum blu mbretëror.

Ivanka, e njohur ndryshe për stilin e saj elegant, zgjodhi për këtë rast një kostum prej kadifeje të shtëpisë franceze të modës Zadig & Voltaire, i cili përbëhet nga një xhaketë dhe pantallona.

Në faqen zyrtare të markës shkruhet se çmimi i xhaketës është 575 euro, ndërsa pantallonat kushtojnë 345 euro. Krahas kostumit 920 euro, kombinimin e modës e ka kompletuar me një këmishë mëndafshi blu, vathë dhe buzëkuq të kuq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit