23.1 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

Ivanka Trump dhe burri i saj zbarkojnë në Vlorë

- Advertisement -

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditëve të fundit.

Sipas Euro News Albania, qëllimi i vizitës lidhet me investimet në sektorin e turizmit që ata do të bëjnë në bregdetin shqiptar.

Sipas burimeve, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje.

Gjithashtu, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qëndruar për disa orë edhe në zonën e Zvërnecit, një tjetër pikë me potencial të lartë për zhvillim turistik. Edhe atje, raportohet se është në shqyrtim një tjetër projekt investimi në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve turistike.

Vizita e çiftit amerikan u mbyll me një darkë private në zonën e Lungomares 2, në një ambient të rezervuar enkas për një grup të ngushtë personash. Masat e sigurisë dhe konfidencialitetit kanë qenë të larta, duke ruajtur karakterin jopublik të takimeve dhe lëvizjeve të tyre.

Të ngjashme

Të fundit