29.8 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Ivan Rakitiq pensionohet nga futbolli aktiv

- Advertisement -

Ivan Rakitiq, i ka thënë lamtumirë futbollit aktiv në moshën 37-vjeçari.

Kroati e ka mbyllur karrierën aktive me fanellën e Hajdukut të Splitit, ndërsa pensionimit nga futbolli e ka konfirmuar edhe në rrjetet sociale.

Rakitiq në njoftimin e tij, i është drejtuar këtij sporti me fjalët: “I dashuri futboll, kam një letër special për ty”

Në videon e postuar, Rakitiq ka shpërndarë fotografi të ndryshme duke luajtur futboll dhe ka falënderuar këtë sport, i cili sipas tij i ka dhënë gjithçka prej ditës së parë.

Rakitiq ka një karrierë të bujshme dhe të mbushur me trofe, pasi ka luajtur për Baselin, Schalken, Sevillan, Barcelonën, Al-Shababin dhe Hajdukun.

Me fanellën e Sevillas ka regjistruar 323 paraqitje zyrtare kurse për Barcelonën i ka luajtur 310 ndeshje.

Rakitiq ka edhe 106 ndeshje dhe 15 gola të shënuar me Kombëtaren e Kroacisë.

Të ngjashme

Të fundit