6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

“Iu thashë, kryeshefin po ua nxjerri zhag”, Berisha tregon se çka ndodhi në vizitën që ua bëri minatorëve grevistë

- Advertisement -

Kërkesat e njësive elitare të policisë dhe greva e minatorëve kanë qenë dy prej temave për të cilat deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur.

Berisha duke folur për protestën e policëve, ka thënë se vet fakti që janë detyruar të protestojnë është turp.

“Këta veç janë kah zhveshen prej maskave. Policia i ka bo punët e mira, kemi polici të ndershme, aktive, patriotike. Këta djemtë e forcave speciale që janë detyru me protestu, është marre. Qeveria e ka si metodë mos me iu nënshtru asnjë kërkese, asnjë institucioni, me mbajtë të barrikadum nifar pushteti që s’ban kompromis me kurrgjo hiq”, ka thënë deputeti për lajmi.net.

Sa i përket grevës së minatorëve, Berisha ka thënë se i ka vizituar ata personalisht, teksa ka shprehur edhe vullnetin që ta “nxjerrë zhag” kryeshefin e Trepçës.

“Ata s’kishin pasë as kërkesa. Ju thashë atë ditë, a po delni ju prej qatjehit, unë po shkoj qat kryeshef po e nxerri zhag.  Qysh me vdekë 300 vetë për një budallë qysh është ai. Thashë nuk duhet me vdek për një kërkesë qeso”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit