31.7 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore, 60 vjeçari vdes në një kafiteri në Prizren

- Advertisement -

Një burrë ka vdekur sot në një kafiteri në Prizren.

60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Rastin e ka konfrmuar për Klankosova.tv togeri Tahir Kabashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, deklaroi ai.

“Njësitet relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar”, theksoi Kabashi për Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit