Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Sasa, ka ndarë rrëfimin drithërues të jetës së saj.
Ajo nisi rrëfimin e saj nga fëmijëria, e siç thotë ajo, nuk ishte aspak e lehtë, transmeton Klankosova.tv.
Sasa u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, e cila e çoi drejt shtratit të vdekjes, por fatmirësisht, këtë sfidë ajo e kaloi me shumë vështirësi.
“Mbaj mend shumë mirë kur mjeku erdhi dhe më tha se nuk mundet të më operojë, pasi e kam shumë rrezik. E kam pa veten t’u vdek, dhe i kam thënë babit, mos më le me të vdes”, u shpreh ajo me lot në sy.
Sasa po ashtu tregoi se si pasojë e kësaj sëmundje, ajo nuk do ta gëzojë asnjëherë epitetin nënë.
Për të dëgjuar të plotë rrëfimin, klikoni në videon e mëposhtme:






