Kylie Jenner ka ndarë detajet e sakta të operacionit të gjoksit me një fanse që dëshironte ta kishte të njëjtin “gjoks perfekt”.
Në vitin 2023, manjatja e grimit, 27 vjeç, më në fund pranoi se kishte bërë një operacion sekret të gjoksit kur ishte vetëm 19 vjeç, pavarësisht se e kishte fshehur të vërtetën për vite me radhë lidhur me zmadhimin e gjoksit.
Dhe dy vjet pasi foli hapur për operacionin e saj, Kylie ia zbuloi me kënaqësi detajet e operacionit fanses, Rachel Leary.
Kylie i komentoi shkurt e qartë fanses: ‘445 cc, profil mesatar, gjysma nën muskul! Silikon! Garth Fisher!!! Shpresoj se kjo ndihmon lol”.
Kirurgu plastik i Kylie-t, Dr. Garth Fisher, është i famshëm si njeriu që qëndron pas shumë procedurave të familjes Kardashian dhe Jenner.