Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, bazuar në vendimin e MPB-së, kanë nisur procedurat për largimin me forcë nga territori i Kosovës pasi të njëjtit i është hequr shtetësia.

Atij iu ndalua hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme, konfirmoi për KosS, avokati i tij, Bogdan Laziq.

N.V një ish-shtetas i Kosovës ishte në të njëjtën kohë edhe pjesëtar i inteligjencës dhe policisë së Serbisë, njoftoi Policia e Kosovës.

“Shtetësia e tij e Kosovës iu revokua, të gjitha dokumentet e tij të Kosovës iu konfiskuan dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme”, tha avokati i tij, Laziq.

“Nuk e di që dikush të kërkojë një pëlqim të tillë për të punuar në policinë e dikujt tjetër, policinë e ‘një vendi tjetër’. Cila polici do ta japë këtë?” tha avokati, shkruan Express

“Për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare nga neni 24, paragrafi 1, i Ligjit për Shtetësinë e Kosovës. Sepse ai është anëtar i MUP-it të Republikës së Serbisë, dhe siç thonë, i një vendi tjetër, prandaj nuk e kishte pëlqimin e organit kompetent të Kosovës. I kujt komb, nëse shteti i Kosovës është shtet civil?” – tha Laziq.

Avokati i tij, thotë se klienti i tij, N.V nuk e ka kërcënuar sigurinë e Kosovës me asnjë nga veprimet e tij.

“Burri jeton këtu në Kosovë, ka lindur këtu, nuk ka kryer kurrë një vepër penale, as nuk ka ndonjë procedurë kundër tij, nuk ka as edhe një kallëzim penal”, deklaron ai për klientin e tij.