4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Iu hoq emri nga lista e kandidatëve për drejtor, Basri Sejdiu ankohet në ShSKUK për “shkelje të ligjit”

- Advertisement -

Ish drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu, vendosi që sërish të jetë pjesë e konkursit për këtë pozitë mirëpo pasi iu publikua emri në listë që i plotëson kushtet së bashku me 5 kandidatë të tjerë, pas një dite emri i tij u largua nga lista publike e kandidatëve.

Në lidhje me këtë, avokati i Sejdiut, Florim Shefqeti ka bërë ankesë tek sektori i Burimeve Njerëzore, në ShSKUK, në Komisionin për Ankesa.

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin ku në këtë rast për largimin e emrit të Basri Sejdiut nga lista e kandidatëve për shkak të një opinioni nga Ministria e Punëve të Brendshme, avokati është ankuar që është bërë vërtetim i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike si dhe shkelje e ligjit për Zyrtarët Publikë.

Përmes më shumë se 22 arsyetimeve të ofruara se pse në këtë rast është bërë shkelje, avokati kë kërkuar nga SHSKUK-ja që të aprovohet në tërësi ankesa e Sejdiut të ndryshohet njoftimi i datës 18.05.2022 ku është larguar emri i tij si kandidat si dhe të mbetet në fuqi parashtresa e SHSKUK-së që Sejdiu i plotëson kushtet që të jetë pjesë e konkursit për drejtor të këtij institucioni publik shëndetësor.

    

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit