0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Iu hodhën koktejë molotovi, i digjet vetura përfaqësuesit të KQZ-së në Ranillug

- Advertisement -

Persona të panjohur kanë djegur veturën e një përfaqësuesi të KQZ-së në qytetin e Ranillugut.

Kështu ka bërë të ditur Agron Uka, prokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Uka ka thënë se në drejtim të veturës së viktimës janë hedhur dy koktejë molotovi, përderisa një ka mbetur i pashpërthyer.

“Në bazë të informacioneve që i kem dy koktejë molotovi janë hudh ndaj një përfaqësuesi të KQZ-së dhe atij ia kanë djeg veturën ndërsa një ka mbet e pashpërthyer. Të dyshuarit kanë ikur kurse policia është në vend të ngjarjes”, ka thënë Uka për Paparacin.

Ai ka shtuar se është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit