1.9 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Iu gjet pistoletë me pesë fishekë, arrestohet 23-vjeçari në Mitrovicë

- Advertisement -

Sot në orët e pasdites, Policia e Mitrovicës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një pike kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”.

Arma, siç njofton Policia, është gjetur gjatë ndaljes dhe kontrollimit të një veture nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ku te pasagjeri është zbuluar një pistoletë me pesë fishekë.

E njëjta është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Personi i dyshuar, 23-vjeçar, është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thotë PK./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit