10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Iu drejtua Kurtit me “o bir…”, Abdullahu i PDK-së nuk ndalet: O bukëpërmys, o pishmanli

- Advertisement -

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se ka marrur kritika për frazën “O bir pa ty bohet ma mirë, bindu”, drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Por ai ka shkruar edhe përtej kësaj me fraza të tjera drejt kryeministrit, në një formë duke mos qenë pishman për atë që ka thënë paraprakisht.

Ai fillimisht ka thënë se shprehja ka qenë në konotacion kolegial e përkëdhelës, por që sipas tij aty duhej shtuar edhe: “O bukpërmys që mendon se me ty filloj e drejta dhe drejtësia e nuk e sheh se para teje u bo shteti dhe demokracia.

Postimi i plotê:

O bir pa ty bohet ma mirë, bindu

M’tha njoni – Faton paske gabu dje se në intervistë e sipër i paske thonë “O bir” Kryeministrit në Tv Dukagjin- Mirë e ki i thash, nuk oshtë dasht, se kjo ka pak konotacion kolegial, përgdhëls, u dasht mi thonë ……..

– O bukpërmys që mendon se me ty filloj e drejta dhe drejtësia e nuk e sheh se para teje u bo shteti dhe demokracia.
– O politikan donkishotian që mendon se pa ShBA-n munesh me fitu kundër Serbisë.
– O ‘Barmen Politik’ që ofron ‘koktej aferash korruptive’ më të rejat në qytet.
– O kryepopulist që din anglisht ama nuk i kupton amerikanët.
– O shqiptar që më së miri po e kupton greqishtën në Greqi e mas paku shqipen në Shqipëri
– O fjalaman që kurrë se kuptove atë të njohurën latine “res non verba” ‘vepra jo fjalë’.
– O pishmanli që s’le qërshi pa e përbi
– O hakubet në politikë që për dy vjet i ke trem e kanë ik 120 mijë qytetarë nga Kosova.
– O bir s’po të dhez kurgjo.

Poshtë populizmi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit