0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Iu bastis shtëpia, ish-këshilltar i Thaçit: Prokuroria dhe Gjykata Sepciale dëshiron vëmendje mediale

- Advertisement -

Artan Behrami, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka folur rreth bastisjes së banesës së tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

Ai ka theksuar s eqëllimi i Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale është vëmendja mediale.

“Secili qytetar dhe shtetas i Kosovës në një formë është cak i Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale. Kjo prokurori nuk ka policë për t’i bastisur 1.8 milionë shqiptarë të Kosovës, nuk ka prokurorë për të shkruar parashtresa për të akuzuar apo mos t’i akuzojë 1,8 milionë banorë. Kjo prokurori nuk i ka 1.8 milionë vende për t’i burgosur të gjithë qytetarët që janë në gjendje ta mbrojnë të vërtetën. Ata nuk vijnë për të marrë diçka, qëllimi i tyre është vëmendja mediale që aksione të tilla marrin dhe me këtë vëmendje shpresojnë të ndjellin frikë te qytetarët e Kosovës, por ne nuk jemi frikësuar as në vitet 90, as në luftë, as taktikave të njëjta që ka pasur regjimi i Millosheviqit, dhe as kësaj prokurorie.” – deklaroi Behrami.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit