2.5 C
New York
Sunday, December 7, 2025

Buy now

Italiani Massa drejton ndeshjen Kosovë – Zvicër

- Advertisement -

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila luhet të marten nga ora 20:45 në Prishtinë, do të drejtohet nga një prej gjyqtarëve më me përvojë të futbollit evropian – Davide Massa nga Italia.

Ky duel ka rëndësi të jashtëzakonshme për “Dardanët”, të cilët matematikisht kanë ende gjasa për një kualifikim direkt në Kampionat Botëror, por vështirësia mbetet shumë e lartë, pasi duhet fitore me gjashtë gola.

Davide Massa, 42 vjeç, është gjyqtar i kategorisë “Elite” në UEFA dhe njihet për menaxhimin e qetë të ndeshjeve të mëdha, komunikimin e qartë me lojtarët dhe vendimet e sakta nën presion.

Për ndeshjen Kosovë – Zvicër, Massa do të ketë mbështetje nga një ekip italian i përgatitur për sfida të këtij niveli, ku asistentë të tij do të jenë Filippo Meli dhe Stefano Alassio kurse arbitër i katërt do të jetë Daniele Chiffi (ITA).

Zvicra ka 14 pikë deri më tani, ndërsa Kosova ka 10 pikë, pas pesë xhirove. Kosova ka siguruar tashmë play-offin për Kampionatin Botëror.

Të ngjashme

Të fundit