Home Lajme Italiani e turpëron të dashurën ditën e fejesës: Je e lirë, shko në pushime me atë që më tradhëtoje

Italiani e turpëron të dashurën ditën e fejesës: Je e lirë, shko në pushime me atë që më tradhëtoje

0
Italiani e turpëron të dashurën ditën e fejesës: Je e lirë, shko në pushime me atë që më tradhëtoje

Milioneri Italian bëri të papriturën në ditën kur do të fejohej.

Sipas Daily Mail, të ftuarit janë tronditur nga ajo që ndodhi në pallatin e 64-vjeçarit Massimo Segre në Torino.

Ato kishin ardhur për të festuar fejesën e bankierit me 47-vjeçaren Christina Seimandi, por në fund dëshmuan ndarjen e tyre publikisht.

Në fjalimin e tij, milioneri zbuloi se partnerja e tij e tradhtonte, madje i tha që të shkonte në Mykonos me të dashurin e saj, pasi ai ia ka paguar të gjitha.

“Dua t’i jap Christina-s lirinë për të dashuruar. Më konkretisht, të duash një person tjetër, një avokat të dalluar për të cilin padyshim që kujdeset më shumë se sa unë. E dashura ime Christina, e di sa e dashuruar je me të shpirtërisht dhe seksualisht. Mos mendo se më vjen mirë të dukem si një qyqe para të gjithëve… Është një histori banale e tradhtisë para se të bëhet dasma. Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar”, tha ai.

Menjëherë pasi Segre mbaroi fjalimin e tij, dritat u zbehën dhe ai u largua. Sipas mediave, shumë nga të ftuarit e festës u mërzitën nga mënyra se si miku i tyre milioner zgjodhi të trajtonte ndarjen e tij, duke i përdorur si shikues.

Exit mobile version