28.5 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Italia vlerëson ndërhyrjen humanitare të KFOR-it në Ujman

- Advertisement -
Pos Ambasadës së Britanisë, edhe ajo e Italisë ka reaguar mbi operacionin e kërkim-shpëtimit të kryer dje te liqeni i Ujmanit,.

Ambasada e Italisë ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe komandantin e tij.

Në një reagim publik në Facebook, Ambasada theksoi se komandanti i KFOR-it veproi brenda kufijve të mandatit të tij, duke marrë parasysh rrethanat që kërkuan ndërhyrje urgjente për arsye humanitare.

“Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në dritën e rrethanave të pafat që bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare. Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, thuhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

Ndryshe, trupi i pajetë i Rrahim Latifit, 33-vjeçar nga diaspora u gjet dje pas dy ditësh kërkime.

Të ngjashme

Të fundit