-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Italia thotë se Rusia, Kina ose Turqia mund të fitojnë ndikim në Ballkan “nëse s’i marrim në BE”

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Italisë, , Antonio Tajani, shprehu mbështetje të fortë për kërkesat për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke thënë se në të kundërtën rajoni mund të lëvizë drejt Rusisë ose Kinës.

Duke folur gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, Antonio Tajani tha se blloku duhet t’u japë një dorë atyre popujve që duan të jenë “me ne evropianët”.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të ketë dikush tjetër që dëshiron të na zëvendësojë. Mendoj Rusia, Kina dhe pjesë të tjera të botës, mendoj Turqia”, tha Tajani, raporton AP.

Ai foli gjatë një konference për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Timço Mutsunski në Shkup.

Tajani tha se Italia “po punon dhe do të punojë që Maqedonia e Veriut të jetë një anëtare efektive e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë qenë kandidate për t’u anëtarësuar në BE që nga viti 2005. Vendet nisën negociatat e anëtarësimit me bllokun në vitin 2022, në një proces që pritet të zgjasë me vite.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë të anëtarësohen në BE janë Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit