Pas dorëheqjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, nga posti i shefit të delegacionit të përfaqësueses italiane është larguar edhe Gianluigi Buffon.
Buffoni e ka konfirmuar vetë një gjë të tillë, ndërsa tani pritet edhe dorëheqja e përzgjedhësit Gattuso.
Këto largime kanë ndodhur menjëherë pasi Italia dështoi të kualifikohej në Botërorin e tretë rresht.
Buffoni ka qenë shef i delegacionit të përfaqësueses “azzurre” prej verës së vitit 2023.






