8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Italia kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

- Advertisement -

Mbështetja e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë nuk përfshin dërgimin e trupave evropiane ose të NATO-s atje, tha të martën zyra e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në përgjigje të sugjerimeve franceze se asnjë opsion nuk duhet të përjashtohet.

“Që nga agresioni rus dy vjet më parë, ka pasur unitet të plotë midis të gjithë aleatëve në mbështetjen për Kievin. Kjo mbështetje nuk përfshin praninë e trupave nga shtetet evropiane ose të NATO-s në territorin ukrainas”.

“Vende të tjera evropiane, përfshirë Hungarinë, Poloninë, Republikën Çeke, Gjermaninë dhe Britaninë, gjithashtu thanë se nuk kishin plane për të dërguar trupa tokësore në Ukrainë”, thuhet në reagimin e Zyrës së Melonit, shkruan The Guardian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit