18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Italia kërkon të sjellë të burgosurit shqiptarë në Shqipëri

- Advertisement -

Italia është duke punuar në arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë që të burgosurit shqiptarë në Itali të mund të vuajnë dënimin në vendin e tyre në këmbim të formimit profesional.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo, në Komisionin e Drejtësisë, teksa foli për mbipopullimin e burgjeve në Itali.

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar të burgosur në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tij. Kjo na erdhi në mendje, për të bërë të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: të mos dërgojmë para në Shqipëri, por të ofrojmë shërbime të tipit penitenciar”, shpjegoi Russo.

Sipas tij, aktualisht në burgjet italiane ndodhen 60 mijë e 814 të burgosur, me një rritje me rreth 400 të burgosur më shumë çdo muaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit