20.4 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Italia jep miratimin përfundimtar për urën që lidh Siçilinë me rajonin e Kalabrisë

- Advertisement -

Roma i ka dhënë miratimin përfundimtar një projekti prej 13.5 miliardë eurosh (15.6 miliardë dollarë) për të ndërtuar urën më të gjatë të varur në botë, që lidh ishullin e Siçilisë me rajonin e Kalabrisë.

Projektuesit pretendojnë se ura – e cila do të ndërtohet në një nga zonat më sizmikisht aktive në Mesdhe – do të jetë në gjendje t’i rezistojë tërmeteve, shkruan BBC.

Kjo është përpjekja e fundit e zyrtarëve italianë për të nisur projektin e Urës së Mesinës – disa e kanë provuar gjatë viteve, por planet më vonë janë anuluar për shkak të shqetësimeve mbi koston, dëmtimin mjedisor, sigurinë ose ndërhyrjen e mundshme të mafias.

Kryeministrja Giorgia Meloni ka pranuar se projekti më i fundit nuk ka qenë i lehtë. Sipas projektit përfundimtar, ura mbi ngushticën e Mesinës do të ketë një gjatësi prej 3.3 km dhe do të shtrihet midis dy kullave 400 metra të larta, me dy linja hekurudhore në mes dhe tre korsi trafiku në të dyja anët.

Të ngjashme

Të fundit