-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Italia fiton miqësoren ndaj Shqipërisë

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar disfatë në ndeshjen miqësore kundër Italisë.

“Kuqezinjtë” e Edi Rejës humbën 1:3 nga Italia, ndonëse ishin të parët që kaluan në avantazh në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Futbollistin nga Kosova, Ardian Ismajlin që zhbllokoi shifrat pas shënimit me kokë.

Italia u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë me Di Lorenzon që barazoi shifrat. Përmbysjen për Italinë e solli Grifo në minutën e 25-të pas një gabimi nga mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Kampionët në fuqi të Evropës e vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë me ç’rast realizuan edhe një herë tjetër përmes Grifon që vulosi epilogun final të këtij takimi.

Vlen të përmendet se këtë ndeshje e drejtuar gjyqtarët nga Kosova. Genc Nuza ishte gjyqtar kryesor, ndërkaq Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj dy ndihmësit e tij.

Me këtë disfatë, Shqipëria nën drejtimin e Edi Rejës regjistron ndeshjen e 10-të pa fitore në të gjitha garat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit