17.1 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Isufi: Propozimi i LDK-së ka të bëjë me subjektet të cilat nuk po ofrojnë gatishmëri për një bashkëpunim

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se plani 15-pikësh i Abdixhikut është i mirë, por sipas tij kjo është bërë për motive politike.

Isufi thotë se mënyra e sjelljes së partive politike është se mungojnë iniciativat të cilat do të kishin nxjerrë prej situatës dhe ishte konstitua Kuvendi.

Derisa, ai tha se AAK ka ofruar të gjitha mundësitë që të ketë një bashkëpunim të fuqishëm opozitar në mënyrë që të konstituohet Kuvendi dhe të krijohet një qeveri e opozitës.

“Unë konsideroj se ka ardhur deri tek absurdi, mënyra e sjelljes së partive politike, deputetëve në këtë rast, sepse mungojnë iniciativat të cilat do ta kishin nxjerr prej situatës së tillë dhe do të ishte konstituua Kuvendi. Partitë opozitare është dashur të takohen, të konsultohen dhe të gjejnë mënyra të veprimit me LVV të cilat do të kishin mundur ta bëjnë një bllok opozitar sa më shpesh që do të takoheshin normal do të mund të gjenin edhe mënyrë të zhbllokimit të situatës. AAK ka ofruar të gjitha mundësitë që të ketë një bashkëpunim të fuqishëm opozitar në mënyrë që të konstituohet Kuvendi dhe të krijohet një qeveri e opozitës. Plani 15-pikësh i Abdixhikut mendoj që është i mirë, por mos të kuptohet se bëhej për motive politike për shkak se dihet se Unitet Kombëtar nëse kërkohet një formim i një qeverie të tillë atëherë partia e parë që është tani LVV edhe Abdixhiku e din që nuk mund të ketë për shkak se është përjashtues dhe ka qenë deri tani përjashtues madje edhe me NISMËN e cila është ndarë nga aleanca”, ka deklaruar Isufi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndërkohë, nënkryetari thotë se propozimi i LDK-së ka të bëjë me subjektet të cilat nuk po ofrojnë gatishmëri për një bashkëpunim.

“Nuk mund të bësh Unitet me atë që është përjashtues dhe nuk donë me askënd të komunikojë edhe atëherë kur ofron ofertë është më shumë sa për të thënë për opinion. Propozimi i LDK-së ka të bëjë me subjektet të cilat nuk po ofrojnë gatishmëri për një bashkëpunim të sinqertë e që sidomos nga partia e parë kjo është e theksuar qysh më herët”, ka shtuar ai ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit