Home Lajme Isufi: Kurti po bënë propagandë me trullos qytetarin

Isufi: Kurti po bënë propagandë me trullos qytetarin

0
Isufi: Kurti po bënë propagandë me trullos qytetarin

Nënkryetari i AAK-së dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Ahmet Isufi e ka quajtur propagandë për efekt elektoral, deklaratën e Kurtin gjatë një tubimi në Gjilan.

Kurti tha se për mbrojte nga Serbia, Kosova e ka ushtrinë e saj.

Por, Isufi ka thënë se Kurti dikur thoshte që nuk do të bëhet ushtria, sot e përdorë për efekt elektoral.

“Kjo është me tregu që ky lidhje nuk ka për atë që është investim për vendin, propagandë puro me trullos qytetarin. Këtë ushtri këtu e ka krijuar dikush e ky ka thënë s’ka mu pas ushtri. Përmend BE –në e ShBA-në dhe i quan partnerë, ndërsa i ka prish raportet me ta. Ky e përmend emrin e Bashkim Jasharit, qe ne ata familje gjithë e kemi respektuar. Mënyra e sjelljes së tillë veç me elektrizua masën, pa ja rregulluar jetën ushtarit i cili është elementi i parë i mbrojtjes së vendit dhe këto investime që janë bërë kanë qenë të bartura edhe nga qeveritë tjera”, ka thënë Isufi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Kryeministri Kurti dhe i mandatari edhe për një mandat nga LVV në Gjilan tha se për mbrojte nga Serbia, Kosova e ka ushtrinë e saj, kurse BE e ShBA e mbrojnë nga Rusia.

“Nuk mund të presim më që Amerika dhe Evropa të na mbështesin e simpatizojnë sikurse në pranverën 1999. Sepse, ne nuk duhet të lejojmë më masakra e dhunime të Serbisë. Jemi shtet i pavarur. I dalim zot vetes. Ne jemi më të fortë e më të qëndrueshëm se Serbia, kombi shqiptar është më i madh e më i lashtë. Amerika dhe Evropa na mbrojnë nga Rusia, kurse për mbrojtje nga Serbia e kemi ushtrinë tonë me komandant Bashkim Jasharin. Uniteti kombëtar (politik dhe institucional) dhe aleanca e vlerave (demokratike perëndimore) janë shinat e binarëve të ardhmërisë sonë të përbashkët”, u shpreh Kurti thuhet në komunikatën e LVV-së.

Exit mobile version