10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Isufi: Kurti është kryeneç, integrimet arrihen vetëm me koordinim me aleatët

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi vlerëson se kryeministri Albin Kurti po veprom me kryeneqësi, pasi që nuk po i dëgjon ndërkombëtarët për tërheqje të njësive të policisë nga objektet komunale në veri.

Isufi thotë se nëse Kosova dëshiron integrime atëherë duhet të ketë koordinim me aletatët.

“Më shumë besojmë në një kryeneçësi dhe një mosgatishmëri të tij që të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar në Kosovë i cili edhe ka ndikuar në pavarësinë, por nëse duam integrime duhet të jemi të koordinuar sepse është e vetmja mënyyrë që të ecim përpara. Ndërsa veprime ad-hoc dhe segmentare që bëhen për poena politik, për popullizëm në masë, konsiderojmë që kjo ka treguar elemente të kundërshtimit dhe të një gjendje anarkie që është krijuar në veri”, ka thënë Isufi.

Isufi thotë se ShBA-ja megjithatë aleancën e kanë të lidhur me Kosovën si vend e jo me një njeri të vetëm, duke aluduar në kryeministrin Kurti.

“Ne konsiderojmë që ShBA megjithatë llogarisin në Kosovën si një vend me popullin që ka miqësi me ShBA-në.dhe nuk e lidh me një individ apo personalitet, por me interesin e Kosovës dhe kjo duhet të forcohet, prandaj Qeveria e Kosovës duhet ta shoh këtë si alarmuese  për veprimet qe veta që i ka bërë deri më tani”, ka thënë Isufi në Ditari në Tëvë 1.

“Ne kemi parë edhe shembuj të tjerë në botë kur ka ndodhë që janë kundërvënë dhe nuk kanë pasë kujdes në aleancat e krijuara por i dimë edhe pasojat që kanë ndodh. Nuk konsiderojmë që është e nevojshme që kushdo nga personalitetet e Kosovës që të shpallet non-grata ose të dënohet Kosova për shkak të veprimeve të pamatura, prandaj konsideroj që me miq arrihet ajo  që është synuar gjithmonë dhe një komunikim më i drejtpërdrejtë, më i harmonizuar me ShBA-në sidomos, do të fitojë Kosova dhe qëllim duhet ta kemi Kosovën dhe jo interesat e ngushta politike”, ka shtuar tutje Isufi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit