11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Isufi i FSK-së thotë se s’janë 40 fluturake që kanë ardhur nga SHBA-ja, por katër

- Advertisement -

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se nuk janë 40 flutarake që janë blerë nga SHBA-ja, por janë katër të tilla.

“Sot u befasuam me informacionin që është shpërndarë në disa prej mediave tona, pavarësisht është informacion jo i saktë, në numrin e dronëve të cekur prej 40 copë, fjala është për projektin e blerjes së  katër dronë të propozuar nga ministri Mehaj dhe miratuar nga ana e qeverisë qysh para shtatë muajve”, ka thënë Isufi.

Tutje, Isufi theksoi se ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta që kanë kontraktuar me Shtetet e Bashkuara.

“Jo nuk janë shumë, ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta që kemi kontraktuar me Shtetet të Bashkuara sipas programit shtetëror të shitjeve ushtarake të jashtme që është program i Departamentit të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, që lehtëson shitjen e armëve, pajisjeve të mbrojtjeje, edhe ne si qeveri e Republikës e Kosovës jemi partner blerës i produkteve që prodhon industria e mbrojtjes”, shtoi Isufi në Klan.

“Sistemi i avionëve pa pilotë, “Puma” është një sistem i avionëve pa pilot, bën mbikëqyrjen e zbulimit. Janë funksionale edhe në kushtet dite dhe nate”.

Isufi shtoi se ky është kapaciteti i parë që kanë kontraktuar, krahas shumë projekteve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit