Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë në “Pressing” të T7 se sulmet e pushtetit ndaj opozitës janë për shkak të mospunës.
Ai ka thënë se gjuha degraduese, tregon se kjo qeveri nuk ka çfarë të ofrojë pos përçarjes.
Rrjedhimisht, po e zhvillon fushatën në një formë të tillë, duke sulmuar.
Isufaj kashtuar se të gjithë ata që e ndihmuan Kurtin të vinte në pushtet, sot i ka kundërshtarë.
“Fjalorin që e përdor ndaj opozitës, injorimi, mënyrën fyese të fjalorit degradues, kjo tregon që në pamundësi që të kesh diçka t’i ofrosh qytetarit, e kthen në kundërshtim ndaj atyre nuk të kanë pengu me i kry këto punë. Gjithë partnerët që në një masë e kanë përkrah me ardh në pushtet krejt sot i ka kundërshtar”, ka thënë Isufaj