“Prandaj Kosova duhet të shkojë drejt marrëveshjes së plotë e cila jo vetëm si fjalë, por angazhim konkret, sidomos ne e kemi theksuar edhe e theksojmë përsëri, në tavolinë e bisedimeve gjithmonë duhet të jenë SHBA, kjo është kërkuar në fillim, kjo kërkohet edhe tash, edhe të mos përzihen adresat, sepse adresa kryesore dihet cila është edhe prandaj duhet një komunikim shumë i mirë qoftë me ambasadën amerikane këtu, qoftë me përfaqësuesin e SHBA-së, Escobarin, me administratën amerikane. Me të gjitha ata që janë miq të Kosovës e që mund të jenë garantues edhe të ecjes përpara”, tha ai në “Respublika” në Tëvë 1.
Isufi thotë se kjo është ajo që duhet të këmbgul Kosova, sepse çdo incident që diku po shfrytëzohet për ta dëmtuar imazhin e Kosovës.
Ai shtoi se Kosova nuk duhet t’i jap shans Serbisë që herë të paraqitet si agresive e herë si viktimë. /Teve1.info/