Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas një komunikate të lëshuar për media, Isufaj dhe Hargreaves diskutuan për projektet e përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve të hetimeve.
Gjatë këtij takimi Hargreaves i ofroi mbështetje Isufajt në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Nga ana tjetër, Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime.
“Z.Isufaj, tutje ka falënderuar z.Hargreaves për mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe, në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike, duke theksuar se ky shtet mbetet partner i rëndësishëm i Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit, dhe përkushtimit për sundim të ligjit në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar për media.