0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Istrefi: Kryeshefja e re e Telekomit i solli 1.5 milion euro dëme ndërmarrjes, u zgjodh pse është militante e VV-së (Video)

- Advertisement -
Bordi i Telekomit e zgjodhi në krye të kësaj ndërmarrjeje, Burbuqe Hanën, e cila njihet si mbështetëse e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky vendim u mor duke e shpërfillur propozimin e Komisionit të Ambasadës Britanike në Kosovë, i cili sugjeroi që në këtë pozitë të zgjidhet Kreshnik Domi.

Zgjedhja e Hanës e befasoi ish-kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefin. Në një intervistë për Kiksin, ai thotë se herën e vetme kur Burbuqe Hana pati pozitë menaxheriale, i shkaktoi ndërmarrjes 1.5 milion euro dëm.

Sipas tij, konkursi u hap vetëm sa për sy e faqe, pasi që procesi i zgjedhjes së të parit të Telekomit, sipas tij, ishte i montuar politikisht.

“Shihet qartë se është një proces i montuar politik, një kapje e shtetit në institucione. Për çudi në asnjë qeveri më herët nuk ka ndodhur një përzgjedhje e vetme të zgjidhet militanti i tyre. Edhe më herët ka pasur të tilla, por janë përzgjedhur brenda listës. Prej pesë anëtarëve përmes zyrës britanike, ajo e përzgjedh Kreshnikun (Domin), të tjerët nuk janë në listë fare dhe përzgjidhet”, tha ai.

“Në momentin që zgjidhet dikush, ka mundësi ankese në institucion publik, por nuk ka askund në botë të ndalohet koha për ankesa dhe këshilla juridike. Më mirë të mos hapin konkurs fare sesa të hedhin hi syve, sikur po zgjedhim njerëz meritor, por po ndodh e kundërta”, deklaroi Istrefi.

“Jam befasu kur e ka pa emrin e Hanës. Ajo kurrë s’ka pasë pozitë menaxheriale, njëherë ka pasë njëfarë pozite dhe i ka sjellë 1.5 milion euro dëme Telekomit”, potencoi ish-kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefi. /Klankosova.tv/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit