11.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Istogu e fiton Kupën e Kosovës për herë të gjashtë në konkurrencën e femrave

- Advertisement -

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në finale, të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:28.

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë. E fitoi fillimisht në vitin 2018 e më pas edhe në vitet 2019, 2021, 2022 e 2023.

Pjesa e parë e ndeshjes finale ishte e barabartë. Me të nisur pjesa e dytë istogaset bënë shkëputje në rezultat, ndërsa mbajtën epërsinë deri në fund. Ferizaj bëri përpjekje për të barazuar, por pa sukses.

Salemateu Camara e Ferizajt u shpall lojtarja më e vlefshme (MVP) e turneut final të Kupës së Kosovës.

Kupën e Kosovës, kapitenes së Istogut, Blerta Ahmetxhekaj ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci.

Të ngjashme

Të fundit