Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, Ismet Smajli, ka thënë se Kosova nuk ka ndonjë përfaqësim dinjitoz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se tani Kosova nuk e ka vëmendjen amerikane sikur në vitet e 90-ta.
“Të themi thjeshtë se problemi i Kosovës nuk është i trajtuar tani në Amerikë edhe nuk ka ndonjë përfaqësim dinjitoz, kurse qeveria Amerikane normal që ata i kanë politikat e veta”, ka thënë Smajli.
“Ne mendojmë se duhet të ketë një far balance në mes qeverisë që është në pushtet dhe atyre që janë në opozitë, por tani për tani politika e Amerikës, nëse kisha tentuar ta bëj një listë se ku mund të radhitej Kosova për momentin, unë them që ndoshta nuk do të radhitej as në të 50-tat”, ka shtuar ai.