Ismet Munishi do të jetë trajner i Dukagjinit edhe sezonin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga skuadra klinase.
Ata kanë thënë se janë të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jetë sërish pjesë e projektit të tyre për edicionin e ardhshëm
“Me shumë kënaqësi njoftojmë opinionin publik dhe tifozët se po vazhdojmë bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ismet Munishi, edhe për një sezon tjetër. Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm. Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë. KF Dukagjini falënderon Munishin për besimin dhe angazhimin, dhe i uron gjithë të mirat në vazhdim”.