2.5 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

Ismet Kryeziu: Centralizimi i numërimit ka rritur rrezikun për manipulime zgjedhore

- Advertisement -

Anëtari i organizatës Demokracia në Veprim (DnV), Ismet Kryeziu ka kritikuar mënyrën e organizimit të procesit të numërimit të votave në Kosovë, duke e cilësuar centralizimin në nivel komunal si një hap të gabuar që ka rritur mundësitë për ndikim kriminal.

Kryeziu në Politiko tha se koalicioni i organizatave që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve ka reaguar që në momentin kur janë bërë ndryshimet ligjore, të cilat kanë paraparë largimin e numërimit nga vendvotimet dhe përqendrimin e tij në qendra komunale.

“Sapo u vendos ky model, ne kemi sinjalizuar për mundësinë e organizimit kriminal dhe për qasje më të lehtë në ndikimin e procesit të votimit, sidomos në fazën e numërimit të votave për kandidatët,” tha Kryeziu.

Sipas tij, krijimi i qendrave komunale të numërimit ka qenë rezultat i një marrëveshjeje politike mes partive, por ka prodhuar pasoja serioze për integritetin zgjedhor./Gazeta 10/

Deklarata e plotë:

Të ngjashme

Të fundit