8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Ismet Beqiri: “Dyshoj se veturën ma dogjën aktivistët e Vetëvendosjes”

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka akuzuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për djegien e veturës së tij në vitin 2016.

Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ish-kryetari i Prishtinës e përshkroi këtë incident si një akt terrorist, i cili lidhet me tensionet politike të asaj periudhe.

“Një nga momentet më të vështira ka qenë pengimi i Kuvendit me gaz lotsjellës, dhuna jashtë tij dhe djegia e automjeteve. Një ndër veturat që u dogj ishte edhe e imja. Dyshoj se pas kësaj ngjarjeje qëndrojnë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Për mua, ky është një akt terrorist, por rasti nuk është zbardhur,” deklaroi Beqiri.

Ai shtoi se incidenti ka ndodhur gjatë kohës kur ai mbante pozitat e shefit të grupit parlamentar dhe sekretarit të përgjithshëm të LDK-së.

Ngjarja, sipas tij, mbetet një kujtesë e tensioneve politike të viteve 2015-2016, kur partitë opozitare organizuan protesta të ashpra kundër qeverisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit