Home Lajme Ismet Bahtijari dënohet me 2 vite burgim nga Gjykata Speciale

Ismet Bahtijari dënohet me 2 vite burgim nga Gjykata Speciale

0
Ismet Bahtijari dënohet me 2 vite burgim nga Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë.

Shala u dënua me tre vjet burgim, Januzi me dy vjet, ndërkaq edhe Bahtijari u dënua me dy vjet burgim.

Kujtojmë se Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

Exit mobile version