Pas barazimit të Torinos 2:2 me Pisan të dielën, mbrojtësi Ardian Ismajli ka folur jo vetëm për këtë ndeshje por edhe duelin e ardhshëm në Serie A.
Ismajli më shumë është fokusuar te ndeshja tjetër, në të cilën Torino përballet me skuadrën e Juventusit.
Për Ismajlin, ky do të jetë derbi i parë duke pasur parasysh se para fillimit të këtij sezoni u transferua te Torino.
“Do të jetë derbi im i parë. Do të dalim në fushë për të bërë punën tonë. E dimë që nuk kemi fituar për një kohë të gjatë, por për të shtunën do të jemi gati. E dimë çfarë do të thotë ky derbi dhe nuk ka shumë për të thënë. Presim përkrahjen e tifozëve dhe të japim më të mirën nga vetja”, tha Ismajli.






