Drejtori ekzekutiv i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Naim Ismajli, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se është duke përdorur shtetin për interesa të pushtetit, ndërsa vendimet e tij populiste, sipas tij, vetëm po e forcojnë pozitën e Listës Serbe.
Ai tha se në mbledhjen e KQZ-së, PDK-ja abstenoi për Listën Serbe , pasi që e njëjta nuk eliminohet derisa të plotësohen kushtet.
“Vendimet populiste janë të dëmshme për shtetin. Albin Kurti është duke e përdor shtetin për pushtet. Ne abstenuam në proces. Ne do të ishim kundër Listës Serbe nëse realisht u dokumentojke, sepse nuk eliminohet Lista Serbe në KQZ kur Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra e KQZ-së e bien rekomandimin pozitiv dhe thotë që plotësohen kushtet që të certifikohet”, ka deklaruar Ismajli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai theksoi se përgjegjësia për të ndërtuar dosje kundër Listës Serbe i ka takuar ekskluzivisht qeverisë së drejtuar nga Kurti, që sipas tij i ka pasur të gjitha instrumentet në dorë.
“Kush e udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme? Kurti e VV-ja. Kush e udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme? Kurti e VV-ja. Kush e ka vendos drejtuesin e zyrës se është pjesë profesionale e qeverisë ajo? Pra, gjithë nomenklatura qeverisëse që ndërton dosje, navigun të gjitha i ka pasur në dorë që pesë vite. Kurti i ka pasë në dorë me AKI, me Polici, me Ministri të Punëve të Jashtme që të ndërtojë dosje në mënyrë që të moscertifikohet Lisa Serbe. Asnjërën se ka bë dhe e ka përsërit – episodi i dytë është ky, sepse episodi i parë ka qenë në zgjedhjet e përgjithshme”, ka theksuar ai.
Sipas Ismajlit, qytetarët po e perceptojnë këtë vendim si patriotizëm, por thotë se është një manovër që po e faktorizon më shumë Listën Serbe në politikën kosovare.
“Qytetarët e absorbojnë si patriotizëm, por jo! Vendimi i VV-së po e faktorizon Listën Serbe”, tha ai