Ardian Ismajli shpreson që edhe Kosova, edhe Shqipëria, të sigurojnë biletat për Kupën e BOtës pas kualifikimit në Playoff.
Ai madje tregoi se me ekipin shqiptar kishin qeën duke e ndjekur mbrëmë takimin Slloveni-Kosovë, dhe shpresonin që Zvicra të lëshonte pikë ndaj Suedisë në mënyrë që Kosova të kishte gjasa më të mira për të zënë vendin e parë.
“Besoj që në mars do të shkruajmë historinë, do të kualifikohemi, se me të vërtetë kemi bërë ndeshje të fortta, të dyja palët”, ka deklaruar Ismjali për Klan Kosovën.
“Ishim dje tu e kqyrë gjithë bashkë Kosovën. Kur e bani 2-0 Kosova, na pastaj e shikum Zvicrën sepse thamë ishalla do Zoti Zvicra dështon edhe një finale Kosovë-Zvicër kemi qenë të bindun që fiton Kosova edhe me të vërtetë jemi shumë të lumtur, sidomos ne që e ndiejmë ma shumë, me zemër e kemi përkrahë Kosovën edhe e përkrahim”.






