Torino ka arritur të fitojë 0:1 në “Olimpico” ndaj Romës, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në Serie A.
Golin e tre pikëve të para për skuadrën “Granata” e shënoi sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone në minutën e 59-të.
Kjo ishte disfata e parë e Romës së trajnerit Gasperini, që e kishte nisur me 2 fitore sezonin e ri.
Te Torino startues ishin dyshja shqiptare Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani.
Ismajli kompletoi takimin, ndërsa Asllani u zëvendësua në minutën e 80-të.
Të dy lojtarët u ndëshkuan me kartona të verdhë.