Agjenti i Ardian Ismajlit ka folur për mundësinë që klienti i tij t’i bashkohet Napolit.
“Jam duke biseduar me Napolin që një vit. Ai ka mundur t’u bashkohet janarin e shkuar”, ka thënë agjenti i tij, Serxhio Mezi.
“Ai ka mundur t’u bashkohet janarin e kaluar. Kemi diskutuar me drejtorin Mauro Meluso, dhe kemi punuar për një transfer të tillë me Ciro Palermon”.
“Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por dy presidentët janë miqësorë, dhe mund të ndihmojnë në negociata”.
Sidoqoftë, Mezi hodhi poshtë spekulimet se Interi dhe Juventusi e duan yllin e Shqipërisë.
“Ai është lidhur [me një transferim te Juventusi dhe Interi], por nuk ka asgjë aty. Thiago Motta nuk e donte sa ishte te Bologna. Dyshoj që Bardh e Zinjt do ta ndjekin atë nëse po e kërkojnë një qendërmbrojtës”.