Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka deklaruar se zgjedhjet të 28 dhjetori do të rezultojnë me formimin e një qeverie të re të opozitës, e cila, sipas tij, do të udhëhiqet nga Bedri Hamza.
Duke folur në Debat Plus, Ismaili tha se qytetarët janë përballur me probleme reale që kërkojnë zgjidhje konkrete, ndërsa qeverisja aktuale, sipas tij, ka dështuar t’i adresojë këto shqetësime.
“Mirëpo çka do të del nga këto zgjedhje është se do të kemi një qeveri të opozitës. Në krye me zotin Hamza. Pra një formim të një shumice të re, e cila do të ketë mundësinë për tu marrë me problemet të cilat janë reale për qytetarët…
Nuk do të barrikadohemi, do të jemi proaktiv në formimin e një qeverie me Bedri Hamzën kryeministër. Mundësisht edhe sot kanë qenë reale edhe do të jenë. Ne presim një rritje jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Ismaili.






