Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka vizituar në Hagë ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, ajo e ka përshkruar qëndrueshmërinë e tij për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së dhe me këtë edhe shtetin Kosovës te një madheshtie sublime.
“U ndava sa e tronditur aq edhe mbushëlluar e plot admirim për këtë jetë, rrëfimi i së cilës është lidhur me rrëfimin historik të popullit të Kosovës për liri dhe shtet. Është kjo jetë që i dha vulë një epoke. Dhe drejtësia e saj do të triumfojë përsëri ashtu siç kanë triumfuar idealet që ai i kishte ndjekur pa papushim”, shkruan ajo, pas vizitës në Hagë.
Postimi i plotë:
Një jetë në shërbim të lirisë
E njëjta forcë, të njëjtat ideale dhe i njëjti detyrim për shtetin, pa menduar aspak për fatin e tij personal, po e shoqëronte edhe sot kryetarin Kadri Veselin, të cilin pata rastin ta vizitoj në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po mbahet padrejtësisht.
Qëndrueshmëria dhe pasioni i tij për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së dhe me këtë edhe shtetin Kosovës e kishte pamjen e një madheshtie sublime, në një kohë kur ky obligim historik është bërë bërë më i rëndësishëm se kurrë më parë.
Ishte ky gjakim për liri që dikur kryetarin Veseli së bashku me shokët e tij të idealit e kishte nxitur ta përqafonte luftën e armatosur. Sepse zgjidhje tjeter nuk kishte. Liria dha lufta ishin sinonime. Beteja ndërmjet jetës dhe vdekjes e formonte fatalitetin e asaj kohe. Gatishmëria për ta sfiduar vdekjen e formoi flakërimën e lirisë kombëtare. Obligimi për ta mbrojtur kauzën e drejtë të atij detyrimi për ta përqafuar vdekjen e përbën mu thelbin e dramës me të cilin ai sot po ballafaqohet.
U ndava sa e tronditur aq edhe mbushëlluar e plot admirim për këtë jetë, rrëfimi i së cilës është lidhur me rrëfimin historik të popullit të Kosovës për liri dhe shtet. Është kjo jetë që i dha vulë një epoke. Dhe drejtësia e saj do të triumfojë përsëri ashtu siç kanë triumfuar idealet që ai i kishte ndjekur pa papushim.
Të presim sa më shpejt kryetar Veseli!/Scanner/