-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Ismaili: Shteti ligjor duhet të veprojë kundër menaxhmenti ligjshkelës të Trepçës

- Advertisement -

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pasiqë Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë të tjerë dhe një minator.

Ismaili e ka kritikuar menaxhmentin e ndërrmarrjes “Trepça”.

“Menaxhmenti azganë karshi minatorëve, djersës së tyre dhe kushteve elementare, por ama dështakë në menaxhim, përmirësim dhe shërbim”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka kërkuar nga institucionët shtetërore të veprojë ndaj vendimit, sipas saj, joligjorë.

“Shteti ligjor duhet urgjentisht të veprojë kundër këtij menaxhmenti ligjshkelës!

Trepça jonë është simbol i ndershmërisë, punës dhe drejtësisë! Gjithmonë triumfuesë”, ka shkruar ajo tutje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit